Mos harroni se ka nisur edicioni i ri i “Friday With Them”, takimi i futbollit në “Radio MARCA”, në të cilin gazetarët më të mirë sportivë marrin “stafetën”. “Skena” kësaj radhe ishte për Cristina Cubero, gazetare nga GOL dhe Mundo Deportivo, Verónica Brunati, gazetare argjentinase dhe Arancha Rodríguez nga Cadena COPE. Shumë tema në tryezën e diskutimit, me ngjarjet aktuale dhe kujtimet e Diego Armando Maradonës. Nuk mungoi as situata te Barcelona dhe shumë më tepër.
“Për brezin që e shijoi atë në vitet ’80, Diego na ka shënjuar. Ai është idhulli i fundit i madh, që na ka lënë futbolli”, – tha Arancha Rodríguez. “Ekziston një figurë në futbollin botëror që mund të krahasohet me Maradonën, i cili është Pelé, – shtoi Cubero. – Vdekja e Maradonës ka qenë e mirë për mitin. Falë vdekjes së tij, Maradona është bërë më i madh”.
“Maradona ka qenë gjithmonë një mit. Disa njerëz kanë filluar të kuptojnë tani se çfarë do të thotë Maradona”, – shtoi Verónica Brunati. Për më tepër, gazetarja e njohur sportive argjentinase raportoi për situatën e Leo Messit: “Mos i humbisni të gjitha reflektimet e kësaj kohe. Unë e di që Messi i ka transmetuar Laportës dëshirën e tij për të qëndruar në klub…”