Pas takimit të fundit me Fjorelën, disa muaj më parë, Marisi u rizgjodh përsëri në një takim, kësaj here nga Sindi. Të pozicionuar në një ambient panoramik, dyshja nisi të zhvillonte një bisedë interesante, që zbuloi më shumë detaje nga jeta e tyre e mëparshme. Në një moment gjatë bisedës, Marisi u shpreh se ndihet disi në siklet e për të çliruar energjitë, i dhuroi një puthje në faqe Sindit.
Vajza e mirëpriti në takim puthjen, por në studio, deklaroi se nuk i parapëlqen kontaktet fizike që në takimet e para. Ajo i bëri thirrje djemve që nëse duan të fitojnë zemrën e saj, duhet të mënjanojnë kontaktet fizike që në njohje. Ndërsa Marisi u shpreh se me Sidnin po ndihej mirë dhe nga flirti i krijuar u shty që të realizonte puthjen.