Këngëtarja Era Rusi dhe aktorja Monika Lubonja, ishin këtë të diel të ftuarat e gazetarit Ervin Kurti në rubrikën N’fermë në E Diell.

Teksa po lanin me dorë jorganët dhe batanijet e fermës, Monika dhe Era nisën bisedën. Aktorja pyeti këngëtaren nëse është dashuruar ndonjëherë, e ajo i tha se ende, duke shtuar se është në pritje të dashurisë. Ndërsa, pyetjes së Monikës se a do ta dëshironte një fëmijë aksidentalisht, Era iu përgjigj negativisht. Të them të drejtën nuk do të doja që fëmija im të lindte aksidentalisht, (Monika: Njeriu vetëm njëherë dashuron, ti je dashuruar ndonjëherë apo je në pritje?) E pres, u shpreh Era.