Koronavirusi i ka marrë jetën sot një tjetër arsimtareje në vend. Violeta Liçaj, e cila ishte e shtruar në një nga spitalet Covid, e infektuar me virusin e rrezikshëm, ka humbur jetën. Lajmin e kanë bërë me dije kolegë të saj, duke postuar dhe dedikime prekëse në rrjetet sociale.
“Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të koleges më të dashur , mësueses së përkushtuar, mikes tonë Violeta Liçaj . Sa dhimbje, sa trishtim ndjejmë të gjithë! Lamtumirë e mira , e dhimsura , e shtrenjta jonë Leta! Ti i’u përkushtove arsimit , modeli më i mirë i mësuesisë dhe edukatore e nxënësve për 40 breza me radhë.
Viti i fundit i arsimimit të nxënësve të ndau përgjithmonë nga kjo jetë. Modeli i gruas , i nënës , i mësueses së mrekullueshme plot pasion dhe përkushtim profesional . Na ke prekur të gjithëve mësues , nxënës dhe prindër. Do të na mungosh shumë e dashur ….. Të qoftë dheu i lehtë dhe u prefsh në paqe! LAMTUMIRE !”, shkruan një nga kolegët e saj.