Greqia po përballet me një situatë të vështirë si pasojë e rritjes së shifrave të koronavirusit. Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar pozitiv me koronavirus 2 646 raste të reja dhe kanë humbur jetën 18 pacientë. Ndërkaq nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i personave të infektuar me Covid ka shkuar në 46 892 persona mes të cilëve 673 kanë humbur jetën.

Ndërkohë është rritur numri i pacientëve të shtruar në spital, mes të cilëve 179 janë të intubuar dhe në gjendje të rëndë. Dje Greqia ka regjistruar 13 viktima dhe 2166 raste të reja, dukshëm sot ka një rritje të madhe të të prekurve dhe v i kt i ma ve.