“Shqipëria ime është një grup lojtarësh që luajnë jashtë, të gjithë. Sidoqoftë, falë një pune rekrutimi, ne po përpiqemi të krijojmë një skuadër të bukur, që të besojmë shumë në të. Më i miri? Ndoshta është sulmuesi Sokol Cikalleshi, i cili luan me turqit e Konyaspor. Ai nuk shënon shumë në klubin e tij, por për ne është mjaft i rëndësishëm. Për pjesën tjetër, ne monitorojmë talentet e rinj, midis 13.000 të regjistruarve në vend”.
Kështu, Edy Reja foli në “Radio Anch’io lo Sport”, në “Rai 1” për kuqezinjtë që drejton. Më tej, kaloi në “skaner” edhe kombëtaren e Italisë dhe Serie A: “Roberto Mancini është duke bërë një punë të përkryer me ekipin kombëtar. Ai ka krijuar dhe bashkuar një ekip të shkëlqyeshëm, duke e rindezur atë. Ne duhet ta komplimentojmë për punën që po bën. Nëse një ditë do të gjendemi përballë Italisë, do të jetë e vështirë ta përballojmë atë. Nëse do të kemi sukses, kjo do të thotë se do të jemi rritur shumë.
Juventusi? Pirlo po punon mirë. Ai ka pasur ulje-ngritjet e tij, por më duket se po gjen rrugën e duhur. Juventusi do tregojë deri në dhjetor sesi do të shkojë sezoni, pasi ndikon edhe kalendari. Milani? Me ardhjen e Ibrahimovic, Pioli krijoi një skuadër të fortë. Kuqezinjtë kanë treguar një sezon të jashtëzakonshëm. Kanë një zemërim në çdo top që kapin dhe duan ta tregojnë në fushë se kanë cilësi. Kanë një skuadër cilësore, për të rritur ambiciet dhe objektivat. Mund të përforcohen edhe në janar.
Napoli? Përveç viteve të shkuara, i ka mbajtur të gjithë lojtarët, veç Callejon, që u largua. Edhe dje luajti mirë, ndërsa erdhi kartoni i kuq i Bakayoko që prishi ekuilibrat. Prisja më shumë nga Insigne, Lozano apo Politano. Peshoi mungesa e sulmuesit Osimhen. Ka kohë që skuadra të rikuperohet”.