Gjatë ditës së sotme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po mbahen zgjedhjet presidenciale.
Presidenti aktual Donald Trump, ka si kundërshtar politik kandidatin demokrat Joe Biden. Për të komentuar zgjedhjet, në studion e emisionit “Top Talk”, ishte e ftuar një njohëse e mirë e politikave të jashtme, Edith Harxhi.
Ajo tha se Trump-i sipas saj është më i favorizuar për të fituar zgjedhjet. Harxhi renditi katër pika që tregojnë të mirat që i ka sjellë presidenti Donald Trump popullit amerikan.
“Trump është një president i veçantë këto 30 vite, është një president që nuk ka një prerje siç kanë pasur presidentët e mëparshëm të Amerikës. Për këtë arsye ka marrë shumë epitete sepse bota në 2016 u ballafaqua me një president amerikan, që bën Twetter dhe është i drejtpërdrejt në mënyrën e komunikimit të tij me popullin edhe njerëzit në përgjithësi. Një njeri që ka afërsisht një numër 80 milion pëlqimesh në Twitter, është një njeri popullor, pavarësisht që jo të gjithë ata që të pëlqejnë në Twetter janë fansat e tu. Çfarë ka bërë Trump për të qëndruar. Trump ka mbajtur premtime, asgjë tjetër se sa ka mbajtur shumicën e premtimeve të tij që ka bërë në 2016-tën. Folëm pak më parë për sulmin terrorist në Vjenë, në Francë, në Belgjikë apo tjetër kujt. Në 2016-tën ai tha që do t’i mbylli derën emigracionit të paligjshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u anatemua shumë, sepse vendosi të harxhonte miliarda nga buxheti i popullit amerikan, për ngritjen e murit me Meksikën, por problemet e Amerikës vinin pikërisht nga ai muri i Meksikës, sepse ishte Amerika e Latine, që inflirtonte në SHBA nga jugu i SHBA-së. Rriti ekonominë, gjatë kësaj pandemie është rritja më e madhe e këtij tremujori, në një tremujor të këtij lloji, 33% e GDP-së, që është e pa kapshme dhe e pa kuptueshme. Uli borxhin që e gjeti shumë të lartë nga presidenti Obama, rritja atëherë ishte 1`% por Trump-i e rriti shumë më tepër. Rritja 33% në një moment të tillë është e rëndësishme, sepse është gjatë pandemisë. E treta, ai po kthen prodhimin brenda në Amerikë. Industria e rëndë e Amerikës, ajo e makinave, ku mbaj mend Ford-in e tjerë e tjerë ishte larguar nga Amerika. Duke përfshirë këtu edhe industrinë e teknologjisë së re, Apple që sot është në Kinë. E katërta, ai bëri një luftë shumë të fortë tregtare me Kinën dhe kjo luftë fillon akoma. Pikërisht për të tërhequr ato miliarda, triliarda dollarë të cilat Kina i ka marrë si bono”, tha Harxhi.