Një ndër kopshtet më të mëdha në Elbasan është mbyllur, pasi një edukatore ka rezultuar pozitive. Lajmi është konfirmuar për ‘BalkanWeb’ nga gazetari Fatmir Popja.

Bëhet fjalë për kopshtin “Ali Arapi”. Mësohet se pasi edukatorja rezultoi pozitive, stafi ka bërë tamponin, ndërsa janë izoluar në banesat e tyre. Kujtojmë se sot një tjëtër rast pozitiv u regjistrua në një çerdhe në Elbasan, ku një prej punonjëseve ka rezultuar me COVID-19.