Kërkesa nga tregjet e huaja ka bërë që shega të jetë në vëmendjen e prodhimit bujqësor shqiptar.
Statistikat e qendrës së eksportove me qendër në Vlorë bëjnë të ditur se, eksportet e shegës u rritën në 130 tonë gjatë muajit tetor të këtij viti, kundrejt 118 tonëve që u eksportuan në të njëjtën periudhë një vit më parë.
Në Shqipëria ka një traditë të vjetër të kultivimit të shegëve, por deri para viteve ’90 rritja e tyre ishte modeste dhe e kufizuar në pak rrënjë. Shega konsiderohej më tepër një pemë e kopshteve familjare dhe jo një frut masiv tregu. Por vitet e fundit gjithçka po ndryshon.
Shegët po kultivohen më shumë në zonën e Beratit, Përmetit, Vaut të Dejës, por edhe në Delvinë apo Elbasan.