Aktorja Eliona Pitarka, po përgatitet t’i japë fund beqarisë, dy vite pasi deklaroi për herë të parë se ishte në një marrëdhënie serioze me një djalë të panjohur në publik. Eliona po planifikon ceremonë e dasmës private dhe këtë vendim e ka marrë pasi ajo është shtazënë dhe po pret të bëhet nënë për herë të parë. Eliona Pitarka i tha “Po” propozimit për martesë nga i dashuri misterioz në fillim të muajit tetor. Ndërkohë, miqtë e saj kanë shkruar në komente se aktorja është shtatzënë në pritje të fëmijës së parë. Ajo postoi një foto e veshur me një fustan ngjyrë blu të errët, të gjerë dhe menjëherë miqtë e uruan për shtatzëninë.
“Shtatzëni të mbarë, zemër!”- shkroi një prej tyre. Ndërsa një tjetër komentoi: “Të ka dhënë nur shtatzënia”. Ka pasur edhe miq të aktores që kanë shkruar mbi gjininë e bebit, duke treguar se Eliona Pitarka është në pritje të një vajze. Ajo zbuloi më 8 tetor se i kishte thënë “Po” propozimit për martesë. Megjithatë, ka vendosur që identitetin e mashkullit që i ka rrëmbyer zemrën ta mbajë sekret. “Përgjithmonë ne, përgjithmonë po. Ai më propozoi,”- shkroi Eliona Pitarka, teksa ndau me ndjekësit lajmin e bukur, nëpërmjet një fotoje të postuar në llogarinë e saj në “Instagram”, ku zgjati dorën për të treguar unazën në gisht.