Ngritja “raketore” Elon Musk mes njerëzve më të pasur të botës, vazhdon pa ndalim. Kreu i Tesla kishte rritur dje pasurinë e tij në $127.9 miliardë pas rritjes rekord të vlerës së aksioneve të makinave të tij elektrike, njoftonte agjencia Bloomberg Billionaires e cila gjurmon ecurinë e 500 njerëzve më të pasur të botës. Për rreth dy orë Musk ishte mbi Bill Gates në indeksin e milionerëve, kur pasuria e kreut të Microsoft llogaritej në $127.7 miliardë. Leximet e sotme të indeksit Bloomberg i vendosnin të dy në barazim me $128 miliardë secili.
Pasuria e Musk është e lidhur drejtpërdrejt me fatin e Tesla, në të cilën raportohet se zotëron 20%, të aksioneve sipas Bloomberg. Në vitin 2020, aksionet e Tesla janë rritur në 524%. Aktualisht kreu i rrjetit Amazon, Jeff Bezos mbetet më i pasuri në botë me $182 miliardë. Përveç Tesla, Musk kujdeset edhe për grupin hapësinor SpaceX, i cili së fundmi misionin e Nasas drejt stacionit ndërkombëtar hapësinor. Ai është gjithashtu baba i gjashtë fëmijëve dhe drejtues i Fondacionit Musk, organizata e kërkimeve për energjinë e rinovueshme, pediatrinë dhe njerëzit në hapësirë, shkruan CNN.