Sipërmarrësi i njohur Elton Ilirjani, këtë të martë ishte i ftuar në studion e emisionit “Ftesë në 5”. Ilirjani, premtoi gjatë fjalës së tij se nuk do të shfaqet më i zh veshur dhe se të gjithën e ka bërë si pjesë të një aktivizmi, ku promovoheshin liritë e të drejtat e njeriut. Ndër të tjera ai theksoi se i kërkon falje mamave shqiptare, që sipas tij me të drejtë janë ndier të fyera. Ai siguroi nënat se është djalë i mirë, e madje dinë edhe të gatuaj
“Jam çun shumë i mirë, gatuaj shumë mirë, bëj byrek, fasule dhe u puth dorën nënave shqiptare. E kam një pishman, sepse ai nuk jam unë, ishte një lëvizje që duhet të ekspozohesha”, tha Ilirjani.