Nuk e pritëm këtë deklaratë, megjithatë këngëtarja e njohur Enca Haxhia ka marrë vëmendjen e të gjithëve me postimet e fundit në InstaStory. Ajo po kërkon një të dashur të ri, të cilin ka ndërmend ta gjejë në Instagram. Madje, ajo ia ka bërë fare të lehtë të gjithë djemve, të cilët duhet vetëm t’i dërgojnë në inbox aplikimin dhe arsyet pse gjithkush mendon se duhet të jetë i dashuri i saj.
Jo vetëm kaq, Encës i duhen edhe shokë të rinj të cilët gjithashtu do t’i gjejë në Instagram. “Po kërkoj miq të rinj. Dërgoni aplikime dhe arsyen pse dëshironi të jeni miqtë e mi. Gjithashtu, po kërkoj për një të dashur të ri. Dërgoni aplikime dhe arsye në mesazh.”- shkruan Enca. Nuk e dimë ç’po kurdis këngëtarja, mirëpo rikujtojmë faktin që Enca ka paralajmëruar se do të rikthehet më fuqishëm se kurrë në muzikë, pas operancionit të vështirë që bëri në këmbë. Pra kërkesat e saj mund të lidhen edhe me ndonjë projekt të ri. Megjithatë, mbetet për t’u parë! E nisët mesazhin tuaj tek Enca?