Spanja barazoi me Zvicrën me rezultatin 1-1 në Nations League me kapitenin Ramos që humbi 2 penallti. Një sfidë e çuditshme për mbrojtësin e Realit që gaboi gjithçka.
Trajneri Luis Enrique ka folur në lidhje me ndeshjen e barazuar dhe gabimet e mbrojtësit. “Rekordi i Sergio Ramos i golave radhazi të shënuar me penallti, mbetet dhe është një nga më të mirët, kështu që nuk duhet t’i japim shumë rëndësi gabimeve me Zvicrën.
“Nëse do të kishim fituar një penallti të tretë, atë do e gjuante sërish Sergio Ramos. Po flasim për një fitues të lindur. Humbi dy penallti, por ka kaluar shumë në karrierën e tij. Ka shijuar fitore, ka humbur dhe ka vendosur rekorde. Ai është një lojtar me eksperiencë të madhe. Jam i bindur që penalltinë e radhës do e kthejë në gol“, – tha Enrique.