Nuk arriti ta bindë Conten, zgjidhja më e mirë për të është largimi nga Interi. Christian Eriksen i ka ditët e numëruara te Interi. Ai mund të largohet në afatin kalimtar të janarit, ose të presë deri në verën e vitit 2021, për të ndërruar ambient pas disa muajve aspak të mirë me Antonio Conten te Interi.
Interi gjithashtu është i gatshëm ta shesë danezin, të cilit i është vënë çmimi 30 milionë euro. Kulmi ishte të mërkurën në Ligën e Kampionëve, Conte e aktivizoi vetëm gjashtë minuta për ndeshjen kundër Real Madridit. Për 28-vjeçarin interesohen Bayern Munich, e PSG. Nuk përjashtohet as mundësia e shkëmbimit me ndonjë lojtar, sipas Tuttosport, Conte do të donte ta shkëmbejë me Leandro Paredes të PSG, Corentin Tolisso Bayernit, Granit Xhakën e Arsenalit, ose Fredin e Manchester Unitedit – të gjithë janë opsione dhe mundësia është që Eriksen të shkëmbehet me njërin prej këtyre katër futbollistëve.