Emri i reperes Melinda Ademi është jo pak i komentuar në media e rrjete sociale. Shpeshherë, ajo ka ardhur në qendër të vëmendjes për shkak të diss-eve kundrejt Taynës dhe e anasjellta, mirëpo duket se përveç konkurrencës në muzikë, vajzat s’kanë asgjë personale mes tyre. Këto kohë, Melinda na ka sjellë vazhdimisht projekte të reja, ndërsa i fundit ishte një bashkëpunim me Gjikon, i titulluar “X5”.
Sot, Melinda është vajza e ditëlindjes por e dini sa vjeç mbush? Për të gjithë ju që u bëtë kuriozë, ju tregojmë se reperja ka lindur më 19 nëntor të vitit 1995 dhe sot ka mbushur 25 vjeç. Ajo ka nisur të ndajë në Instagram urimet e shumta të fansave e miqve, mirëpo ende nuk ka treguar si po e kalon këtë ditë speciale. Gjithashtu, jemi kuriozë të dimë dhuratën që do të marrë nga partneri i saj i ri, menaxheri i kompanisë “RedBox”, Granit Muhaxherri. Madje, raporti mes tyre duket shumë serioz, sepse më herë është mësuar se Melinda dhe Graniti kanë nisur bashkëjetesën me njëri-tjetrin në Prishtinë.
Lidhja e saj me Granitin dhe kalimi nën menaxhimin e “RedBox”, mund të ketë qenë edhe arsyeja kryesore pse Melinda solli bashkëpunimin “X5” me Gjikon në fund të muajit gusht. Kompania “RedBox”, që menaxhohet nga i dashuri i reperes, është themeluar nga vëllai i Gjikos, producenti Arbër Gjikolli, ose siç njihet ndryshe Big Bang