Marrëdhënia e Fatjonit dhe Anës duket se ka pësuar krisje.

E gjitha sipas djalit ka ndodhur sepse ajo ka thyer premtimin që i kishte bërë. Në një takim që ata kanë zhvilluar para pak kohësh, Fatjoni i kërkoi Anës që “të mos përkëdhelej” me çdo mashkull, pasi nuk i pëlqen kjo gjë. Ana pranoi se Fatjoni është një person i rëndësishëm për të dhe është e gatshme të ndryshojë. Por ky ndryshim sipas djalit nuk ka ardhur, ndaj ai është orientuar tanimë në takimet me vajzat e tjera.

“Nuk shpresoja shumë për mënyrën se si sillet Ana. Nuk po e ndaj me shpatë të kuqe. Ana ka bërë një premtim, që unë nuk do të përkëdhelem me asnjë mashkull tjetër. Në momentin që prish premtimin unë bëhem Hitler. Ajo do të dalë me çdo çun, por ajo përkëdhelet. Si të mendoj unë, ajo do të dalë me shokun, çfarë të mendoj unë. Unë ashtu mund ta mendoj, e kam thënë, kjo nuk më pëlqen. Unë Anës ia kam thënë këtë, që nuk më pëlqeu ky gjest. Anës i kam thënë që nuk më pëlqen gjesti dhe ajo e ka bërë. Pëlqimi ndaj Anës është zbehur në maksimum. Ana tha do e ndryshoj, por e bëri prapë”, tha Fatjoni.