Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka akuzuar kryeminsitrin Rama se u largua për në Emiratet e Bashkuara Arabe në 26 nëntor është ikje nga problem, pasi qytetarët e goditur nga tërmeti nuk janë ndihmuar. Ai u shpreh në emisionin “Log” ne abcnews. al se qeveria po shpenzon para për tendera të panevojshëm, por qytetarët po kalojnë dimrin e dytë në çadra.
“Në terren nuk ndjehet asnjë efekt i granteve dhe kredive të ofruara nga konferenca e donatorëve. Shumica dërrmuese e atyre që ishin në çadra dimrin e kaluar, po kalojnë dimrin e dytë në çadra. Drama e të jetuarit në çadër për një vit është dëshmia më e qartë e keqmenaxhimit të fatkeqësisë. Qeveria shpenzon para të panumërta për tendera të panevojshëm dhe lë pa shtëpi banorët e goditur nga tërmeti.
Rama e ka ndjerë se çfarë problem paraqiste 26 nëntori. Largimi në Emirate i Edi Ramës është ikje nga problemi, nuk e di kush e ka paguar avionin privat. I bëj thirrje bizneseve shqiptare që t’i ndihmojnë njerëzit”, tha Basha. Pra Basha nuk ehste dakord me kete vizite disaoreshe te Rames ne Abu Dhabi per te firmosur nderimin e 2 mije banesave ne Durres, ne kuader te rindertimit nga termeti!