Piloti britanik Lewis Hamilton u shpall kampion bote në Formula 1 për të 7-n herë në karrierën e tij, duke barazuar rekordin e Michael Schumacher. “Ky ishte një vit i vështirë për shumë persona,por edhe për ne. Arrita të jem i përqendruar dhe të triumfoj. Nuk dua të ndalem këtu, shpresoj që edhe vitin tjetër të jem në këto nivele”, tha Hamilton.
Duke folur për të ardhmen, e cila është ende në dilemë, britaniku shtoi: “Dua të qëndroj te Mercedes. Kam ende shumë punë për të bërë këtu dhe mendoj se ajo që mund të bëjmë së bashku me Mercedes nuk ka limite”. Kontrata e Hamilton me makinën gjermane skadon në fund të këtij sezoni dhe ende ka vendosur për sezonin e ri.
Në fund, Hamilton tregon disa sekrete të këtij sezoni: “Këtë vit nuk kam shkuar asnjëherë për darkë. Kam qëndruar i mbyllur në shtëpinë time dhe nuk kam bërë asgjë interesante, pasi kisha një kampionat për të fituar. Dua t’i shijoj këto momente me familjen e miqtë e mi kur të krijohet mundësia pas pandemisë”.