Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas publikimit të projeksionit të CNN, i cili shpall se Joe Biden është tashmë Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se Demokracia Amerikane është model i demokracisë dhe nuk mund të vihet në diskutim.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Sipas projeksionit të CNN, Joe Biden është tashmë Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Demokracia Amerikane është model i demokracisë dhe nuk mund të vihet në diskutim. Siç thoshte Alexis de Tocqueville “vështirë se gjen një çështje politike në Shtetet e Bashkuara, e cila herët a vonë nuk kthehet në një çështje gjyqësore”. Urime Presidentit të zgjedhur Biden?????