Presidenti Donald Trump duket se nuk do të pranojë rezultatin e zgjedhjeve, pavarësisht se Joe Biden u shpall Presidenti i Shteteve të Bashkuara. Stafi ynë elektoral do të fillojë menjëherë procedurat ligjore për t’u siguruar se ligjet elektorale janë zbatuar dhe të vërtetohet që postin do e marrë fituesi i duhur, tha Trump.
Fushata pretendon për disa sfida ligjore në Filadelfia edhe pse nuk ka prova për parregullsi. Mbikëqyrës të të dyja partive kanë qenë të pranishëm gjatë numërimit të votave.