Presidenti Ilir Meta vazhdon të jetë një “shkelës i rregullt” i masave anti Covid. Së fundmi Meta është shfaqur në një ambient me më shumë se 10 persona, totalisht kundër masave të vendosura nga Komiteti Teknik i Ekspertëve. Presidenti shfaqet në një lokal në Spitallë, në Durrës duke u përqafuar me një person dhe duke konsumuar raki.

Shpesh herë, në kulmin e pandemisë Meta ka zhvilluar takime me shumë persona madje ja ka marrë këngës e valles. Jo vetëm presidenti, por edhe bashkëshortja e tij, njëkohësisht kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është shfaqur gjithmonë duke thyer rregullat kundër përhapjes së koronavirust. Madje ajo është gjobitur dy herë nga policia për mosmbajtjen e maskës.