Francesco Totti është infektuar me koronavirus të hënën, më pak se një muaj pasi i vdiq babai nga kjo pandemi. Ish-kapiteni legjendar i Romës, është duke punuar si skaut për zbulimin e talenteve të reja në futboll që prej pensionimit, e ka dalë pozitiv në testin e bërë për Covid-19, transmeton Gazeta Express.
Totti thuhet t’i ketë përjetuar disa simptoma tashmë, si ethe dhe lodhje. Megjithatë, gjendja e tij e përgjithshme shëndetësore është e mirë. Në tetor, Tottit i vdiq babai në moshën 76-vjeçare pas infektimit me koronavirus. Ai vuante nga disa sëmundje të tjera përcjellëse, megjithatë, përfshirë diabetin.