Edhe Chelsea e do Lionel Messin. Chelsea i është bashkuar garës për ta transferuar super yllin e Barcelonës, Lionel Messi, sipas gazetarit, Guillem Ballague.
‘Blutë’ po e monitorojnë situatën e argjentinasit, kontrata e të cilit i skadon me Barçën në qershor të vitit 2021. Natyrisht, Frank Lampard e di shumë mirë se me më të mirin në botë në skuadër, Chelsea i tij do të merrte kaheje tjetër.
Manchester City gjithashtu lidhet fuqishëm me Messin, që kërkoi largimin nga Barcelona në gusht.