Eksperti i Partisë Demokratike, Gazment Koduzi denoncoi një rast në Shijak, ku një shtetase, sipas tij, nuk ishte deklaruar se kishte vdekur nga Covid. Ai ka aku zuar Ministrinë e Shëndetësisë e kishte fshehur këtë rast. Sot PD-ja, nxori një tjetër dëshmi të personit familjar dhe që denonconte këtë fakt. Por duke kontrolluar deklaratat e dhëna nga Ministria e Shëndetësisë dhe të përditësimeve të kryera, rezulton se ky rast i tillë është deklaruar në konferencën e datës 5 gusht.

“Edhe pas përpjekjeve të mëdha të ekipeve mjekësore, fatkeqësisht nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, një 58-vjeçar nga Durrësi, një 70-vjeçar nga Kruja, dhe një 82-vjeçare nga Shijaku. Nuk e kanë fituar betejën, një 63-vjeçar nga Kukësi, një 64 vjeçar nga Shkodra, një 69-vjeçar nga Elbasani.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve dhe të afërmve”, thuhet në deklaratën e lëshuar më 5 gusht. Pikërisht bëhet fjalë për shtetasen L.D, 82 vjeçe që humbi jetën nga Covid. Kjo është publikuar dhe në faqen zyrtare të Ministrisë dhe gjendet i aksesueshëm në linkun faqes zyrtare të ministrisë.