15 milionë euro mund të mjaftojnë, Duket një biznes me leverdi për një lojtar që disa vite më parë u ble nga Reali i Madridit për mbi 100 milionë euro.

Sigurisht Gareth Bale nuk ka më moshën kur shkoi te madrilenët, por kaq mjafton që te Tottenhami të vendosin për blerjen e Gareth Bale. Spurs-at kanë vendosur të marrrin përfundimisht uellsianin, që e huazuan nga Real Madridi, dhe madje kanë gjetur edhe akordin me “Los Blancos” për blerjen përfundimtare të sulmuesit 31-vjeçar.

Siç bëjnë të ditur mediat spanjolle, më saktësisht “El Mundo Deportivo” dhe “Diario Gol”, Tottenhami dhe Reali i Madridit kanë rënë dakord që pas huazimit klubi anglez të marrë në pronësi Gareth Bale. Uellsiani, që u rikthye verën e kaluar në Premier League, dalëngadalë po gjen formën e tij më të mire, duke fituar minuta dhe duke rigjetur edhe golin.

Të dy klubet kanë rënë dakord që sulmuesi i krahut të blihet përfundimisht për 15 milionë euro, një operacion ky që kënaq të dyja palët. “Los Blancos”, në këtë mënyrë, mund të lirohen përfundimisht nga barra e një pagese të lartë për rrogën e Bale, ndërsa Spurs-at do të bënin të tyrin një lojtar klasi për repartin e su lmit.