Gjermania raportoi 23.542 infeksione të reja me koronavirusin e ri (COVID) dhe 218 v d ek je, duke shënuar rritjen më të lartë një-ditore që nga fillimi i pandemisë. Pavarësisht nga masat e një bllokimi të pjesshëm të vendosur më 2 nëntor, mesatarja shtatë-ditore e infeksioneve të reja ishte mbi 18.500. Berlini, Bremeni, Hesia, Vestfalia Veriore dhe Bavaria janë ndër rajonet më të goditura nga virusi. “Rritja në të gjithë vendin është shkaktuar nga transmetimi gjithnjë e më i përhapur, me grupe të shumta në familje, por edhe në institucionet e komunitetit, në shtëpitë e të moshuarve dhe të kujdesit, si dhe në mjediset e punës ose në ngjarjet fetare”, theksoi Instituti Robert Koch (RKI) ) në raportin e tij të fundit.

Numri i pacientëve me COVID-19 në repartin e kujdesit intensiv pothuajse është dyfishuar gjatë dy javëve të fundit, duke arritur në 3.186 të enjten. Gati gjysma e tyre ishin në respirator, sipas Shoqatës DIVI për Mjekësinë e Urgjencës. Gjermania ka numrin e pestë më të lartë të infeksioneve të koronavirusit në Evropë, pas Francës, Spanjës, Britanisë së Madhe dhe Italisë. Totali kombëtar tani qëndron në 751.095 raste me të paktën 12.200 v d e k je.