Deputetja Socialiste Blerina Gjylameti I ka bërë apel opozitës që të ndalë lojën me vdekjet dhe sulmet ndaj bluzave të bardha që janë rreshtuar në vijën e parë kundër koronavirusit. Përmes një postimi në rrjete sociale, Gjylameti shprehet se Lulzim Basha dhe çeta e tij me Presidentin jo President janë bërë si qyqet që ndjellin vdekjen, ku një orë e më parë po pritet t’u ndalet vajtimi.

“Kush bën lojë me vdekjen, se ka për gjë njeriun thotë një shprehje. Lulzim Basha dhe çeta e tij me Presidentin jo President janë bërë si qyqet që ndjellin vdekjen, ku një orë e më parë po pritet t’u ndalet vajtimi. Kryetari i opozitës nuk po njeh më limit! Presidenti ka ndjerë më shumë se kurrë fundin dhe në dështim po pjell historinë e rrëmujës! Kryetari de fakto i opozitës , Berisha nuk ka si e braktisë paktin me ligësinë, sidomos në ditë jo të mira! Ata nuk kanë alternativë tjetër veçse të humbin njerëzoren, për babëzinë. Ata nuk kanë alternativë tjetër veçse të hapin panik, frikë dhe rrëmujë për të shpëtuar dështimin e tyre”, shprehet ajo. Deputetja Gjylameti nënvizon se PS ka zgjedhur të jetë në krah të njerëzve të zakonshëm duke qenë në detyrën e lartë të përgjegjësisë. “NE zgjedhim të jemi njerëzor, të duruar duke qenë në detyrën e lartë të përgjegjësisë pa sharë askënd që përpiqet dhe sakrifikon, edhe në fund të të gjithë kësaj do të jemi prapë SHUMICA ! SHUMICA janë njerëzit e zakonshëm”, thekson Gjylameti.

Gjylameti shpreh bindjen se Shqipëria do t’ia dalë sërish të triumfojë, pavarësisht çdo lloj tymnaje të vresosur që ngrihet pas regjisë së paskrupullt për pushtet për të krijuar telenovela horrori me vik tima të fshehura në mister, që është kulmi i kulmit. “Pavarësisht çdo perceptimi të përhershëm kundrejt politikës dhe politikanëve, e vërteta është se luf ta me pandeminë, armikun e padukshëm COVID-19 , ka përfshirë të madh e të vogël, profesionistë dhe qytetarë në detyrën e madhe të solidaritetit. Të gjithë janë bërë një, duke sakrifikuar dhe vetësakrifikuar, duke u thënë përditë njëri-tjetrit të ruhen dhe duke bërë përpjekjet maksimale për të ndryshuar përkohësisht normalitetin tonë dhe duke pranuar një të ri. Përpjekja për t’u ndërgjegjësuar është e përditshme, institucionet e angazhuara, profesionistët kurajozë dhe mjekët heronj çdo ditë bëjnë një thirrje, një thirrje për të përbashkëtën tonë. Ne të gjithë bashkë bashkohemi diku, tek e përbashkëta jonë. Është jeta jonë e përditshme që na bashkon të gjithëve, diku në një punë, diku në një angazhim dhe diku tjetër në një detyrë. Ndaj më shumë se kurrë ne duhet të jemi të zotët e vetes, që të shpëtojmë të përbashkëtën dhe që natyrisht kemi të gjitha forcat për t’ja dalë, pavarësisht çdo lloj tymnaje të vresosur që ngrihet pas regjisë së paskrupullt për pushtet për të krijuar telenovela horrori me vik tima të fshehura në mister, që është kulmi i kulmit”, nënvizon deputetja socialiste.