Dafina Zeqiri është goca “gangstere” e mamit dhe s’lë rast pa e treguar këtë. Shpesh në postimet e saj në Instagram kemi parë mamanë e Dafinës, e cila e shoqëron të bijën kudo. Ato i bëjnë thuajse të gjitha pushimet bashkë dhe janë të pandara nga njëra-tjetra, ndërsa Dafina nuk i kursen asnjëherë fjalët e ëmbla për të në rrjete sociale.

Sot, e ëma e këngëtares feston ditëlindjen, ndaj kjo e fundit i ka bërë një urim fantastik në Instagram. Ajo ka ndarë me ndjekësit një foto të mamasë, ndërsa shkruan krahas saj:

“GËZUAR DITËLINDJEN MAMI! ? Të Duuuuuuaaaaaaaa ?”

Por prisni të shikoni foton e dytë pas portretit të së ëmës! Dafina ka ndarë një bitmoji që qëndron para derës ku shkruhet “Vetëm legjendat”, duke i bërë të ditur të gjithëve se “ç’status” ka mamaja e saj! Epo, ky ishte urimi më origjinal që kishim parë!