Situata e COVID-19 në Greqi vazhdon të mbetet serioze, paralajmëroi sot zëdhënësi i qeverisë, Stelios Petsas, ndërsa njoftoi intensifikimin e masave kufizuese për frenimin e virusit. “Shifrat e cituara nga Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik të mërkurën treguan se nivelet e pozitivitetit për COVID-19, në shumë pjesë të Greqisë veriore, vazhdojnë të mbeten shumë të larta, veçanërisht në zona në gjendje bllokimi për javë të tëra”, vuri në dukje ai.

“Kjo vërtetoi se qytetarët u rehatuan ca si tepër në lidhje me masat e mbrojtjes, nga sa e kërkonte situate”, vazhdoi Petsas, duke shtuar se ky qëndrim do të çonte në një vonesë në heqjen e bllokimit. Zëdhësi theksoi se qeveria, në mënyrë që të zvogëlojë përhapjen e koronavirusit në komunitet, po miraton masa shtesë. Përsa i përket hyrjeve në Greqi, përveç një testi të detyrueshëm negativ COVID-19 të marrë në 72 orët e fundit, perdsonat që hyjnë në vend do t’i nënshtrohen, gjithashtu, një testi të shpejtë të administruar nga ekipet e Organizatës Kombëtare të Shëndetit Publik. Vetëm ata që testohen negativë do të lejohen të vazhdojnë udhëtimin e tyre në Greqi, ndërkohë që destinacioni i tyre do të shënohet në Formularin e Lokatorit të Pasagjerëve.