Erling Haaland do të veshë fanellën e Borussia Dortmund deri në fund të sezonit 2021-2022, pas të cilit rrugët midis bomberit norvegjez dhe Ruhr mund të ndahen. Sipas gazetës së Madridit AS, në fakt, Mino Raiola, agjent i gjigantit norvegjez, dhe klubi gjerman kanë një marrëveshje verbale, asgjë me shkrim, për largimin e tij.
I mbërritur në janar 2020 për vetëm 20 milionë euro, sulmuesi mund të largohet nga Dortmundi dhe të shkojë te Real Madridi, i cili e pret atë si një zëvendësues të Benzema. Interesimet e Bayern Munich dhe Manchester United për qendërsulmuesin, gjithashtu duhet të monitorohen.Klubi gjerman as nuk i ka konfirmuar dhe as mohuar thashethemet e gazetës së Madridit.