Erling Haaland vazhdon të shkruajë emrin e tij me germa të arta në librat e historisë. Su lmuesi norvegjez e ka nisur me marshin e 5-të këtë sezon, teksa po vendos rekorde të njëpasnjëshme. Mbrëmjen e djeshme Haaland e ka futur veten në historinë e Champions League, pasi me golin e parë në portën e Club Brugge shkoi në kuotën e 15 golave në Champions dhe është lojtari që e arrin më shpejt se kushdo tjetër këtë shifër.
Ruud Van Nistelrooy i kishte shënuar në 19 ndeshje. Haaland i ka realizuar këto gola në 12 ndeshje dhe kur është vetëm 20 vjeç numëron më shumë gola në Champions se fenomeni Ronaldo, çka tregon në njëfarë mënyre se ku mund të arrijë ky futbollist.
Su lmuesi realizoi edhe golin e tretë të ndeshjes dhe numëron 16 gola. Falë suksesit 3-0 ndaj Club Brugge, Dortmundi kryeson grupin F në Champions League me 9 pikë dhe mund t’i mjaftojë një barazim në 2 ndeshjet e fundit për të avancuar më tej.