Kryeministri i Holandës Mark Rutte urdhëroi sot vendosjen e masave shtesë shtrënguese për të ngadalësuar përhapjen e virusit korona në vend.

Masat e reja hyjnë në fuqi nesër dhe do të zgjasin për dy javë.

Ato përfshijnë ndalimin e tubimeve publike të më shumë se dy personave që nuk janë nga e njëjta familje, si dhe mbylljen e muzeve, teatrove, kinemave, kopshteve zoologjike dhe parqeve për argëtim.