Dashi-Pavarësisht një lodhjeje të madhe, do të jeni të karikuar me energjinë e duhur, sidomos sa i takon raportit në çift. Pikërisht dashuria do të jetë protagoniste e ditës, pas një periudhe jo shumë të thjeshtë.
Demi-Parashikohet një ditë e cila duhet të jetë në kërkim të ndjenjave të humbura. Për arsye pune apo shkaqe të tjera, e keni gjetur veten larg familjes, ndërkohë që tani po afroheni më shumë. Ata që janë vetëm do të jetojnë emocione të reja dhe do të jenë në kërkim të diçkaje emocionuese.
Binjakët-Kjo nuk është një periudhë aspak e favorshme, madje do të jetë e mbushur me siklet, ku nuk do të keni as energjitë dhe as përkushtimin e duhur. Mund ta gjeni veten duke u përballur me sfida të reja. Bëni mirë që të ruani qetësinë dhe të lini pas krahëve problemet që kanë të bëjnë me të kaluarën.
Gaforrja-Për të lindurit e kësaj shenje parashikohet një hënë mjaft e ngarkuar, e mbushur me lodhje dhe nervozizëm. Kjo gjë ka të bëjë me faktin se kërkoni të bëni shumë gjëra njëherësh dhe kjo gjë do ju stresojë pa masë. Dashuria është në ekuilibër.
Luani-Është momenti për tu relaksuar dhe për të rinisur kontaktet me njerëzit që iu rrethojnë. Për një kohë të gjatë keni qenë të izoluar, ndoshta pasi keni qenë në kërkim të diçkaje të sinqertë dhe kjo i tremb njerëzit. Keni një problem me perfeksionimin dhe nga frika se mos gaboni. Kjo gjë mund të shkaktojë probleme edhe në nivelin fizik si dhe mund të rrisë stresin.
Virgjëresha-Ka diçka që nuk shkon, e cila ju shqetëson dhe nuk iu kënaq. Me gjasë ka të bëjë me ndjenjat dhe dashurinë. Ndonëse mund të jeni ndjerë të kënaqur dhe të lumtur, ka diçka që nuk funksionon. Edhe lidhur me dashurinë, do të keni ndonjë dyshim.
Peshorja-Pavarësisht dëshirës për të dominuar dhe për të dalë në pah, kjo e hënë kërkon qetësi. Ndonëse në punë keni qenë të ngarkuar me stres, gjatë kësaj dite do të jeni në ekuilibër.
Akrepi-Është një periudhë mjaft e veçantë. Nëse nga njëra anë keni një sërë problemesh për të zgjidhur, në anën tjetër druheni nga gjërat e reja me të cilat duhet të përballeni. Dashuria do të jetë e mbushur plotë me dyshime dhe kritika. Edhe gjendja financiare paraqitet kritike, ndaj tregohuni më të matur.
Shigjetari-Do të përballeni me ndryshime! Idetë i keni të qarta, por mundësitë nuk i keni shumë në favor, shkruan noa. Po ashtu kjo e hënë është mjaft e favorshme për të rindezur emocionet.
Bricjapi-Jeni të lodhur, të stresuar dhe nën presion. Nuk i keni energjitë e duhura për të përballuar debatet, ndaj më mirë shtyni çdo gjë. Në këtë periudhë jeni duke ndihmuar një person të dashuri, i cili po mundohet që të zgjidhë problemet e tij, por kjo gjë po ju merr shumë energji.
Ujori-Kjo e hënë do të sjellë rikuperim në çdo drejtim. Problemi i vetëm ka të bëjë me gjërat e mbetura pezull nga e kaluara, sidomos të natyrës ekonomike, për të cilat ka arritur momenti që ti shtyni.
Peshqit-Yjet do të kenë ndikim të favorshëm, ku do të jeni të mbushur me energji, por nuk do arrijnë të gjithë që ta shijojnë. Disa prej jush do të mbeten peng të problemeve të së kaluarës. Kjo gjë mund të sjell energji negative, duke mos ju lejuar që të shijoni momentin.