Dashi/ Kalimi i Venusit në shenjën e Ujorit do të krijojë probleme në lidhjet tuaja dashurore. Do të ndiheni xhelozë dhe shpeshherë kjo xhelozi do të jetë e papërligjur. Prisni më mirë fundjavën që të sqaroni gjithçka me partnerin. Duhet që në punë të jeni më efikasë dhe mendjen ta keni të çliruar nga mendimet negative.
Demi/ Situata familjare parashikohet të jetë e mirë, sidomos dita e enjte do të jetë shumë e mbarë për ju. Gjatë pjesës së dytë të javës do të arrini të merreni vesh mirë me partnerin. Gjendja e mirë shpirtërore do të ndikojë pozitivisht edhe në aspektin profesional. Tani është momenti për t’iu përkushtuar projekteve ambicioze. Edhe gjendja shëndetësore do të jetë e mirë.
Binjakët/ Këto ditë do të jeni në humor të keq dhe të dashurit tuaj do të vuajnë pasojat. Nuk jeni shumë të kënaqur me situatën sentimentale, pasi ju duket se diçka i mungon lidhjes suaj dhe keni nevojë për stimuj të rinj. Kur bëhet fjalë për çështjet e punës, gjendja do të vijë duke u përmirësuar gradualisht. Shmangni kontaktin me njerëzit që ju irritojnë.
Gaforrja/ Do të keni mungesë përqendrimi, prandaj është e këshillueshme që t’i kushtoni gjithë vëmendjen e mundshme anës profesionale. Kështu do të mund të shmangni gabimet e mëdha. Keni dyshime për lidhjen me partnerin, por vështirësitë në punë ju bëjnë që të jeni të shpërqendruar. Bëjini mirë llogaritë, sepse fitimet do të jenë në rënie.
Luani/ Me zhvendosjen e Diellit në shenjën e Bricjapit ka ardhur momenti që të bëni ndryshime në jetën dashurore dhe profesionale. Do të viheni përpara zgjedhjeve të rëndësishme, kur vjen fjala te puna. Kujdes me vendimet që do të merrni, sepse mund të rezultojnë fatale për karrierën tuaj. Edhe në jetën personale keni nevojë për ndryshim, në mënyrë që ta gjallëroni atë.
Virgjëresha/ Këtë javë, më shumë se kurdoherë, do të ndjeni dëshirën për t’u argëtuar. Miqtë do të organizojnë mbrëmje festive që do të rezultojnë mjaft të këndshme për ju. Gjatë këtyre ditëve nuk do t’ju mungojnë idetë dhe dëshira për t’u marrë me projektet personale. Do t’i prisni festat me entuziazëm dhe do të blini gjëra të bukura.
Peshorja/ Diçka mund të mos shkojë mirë gjatë këtyre ditëve në lidhjen tuaj dashurore dhe të lindurit e kësaj shenje mund të mbyllen në vetvete, në vend që të përballen me të dashurin e zemrës. Do të ketë zënka mes jush dhe partnerit, shpeshherë pa arsye, herë-herë për shkak të dyshimeve që i keni ushqyer vetes. Mund të mos keni forcën e duhur për ta jetuar dashurinë në mënyrë të shkujdesur. Nga ana tjetër do të jeni të përqendruar te puna.
Akrepi/ Atmosfera e festave do t’ju përfshijë dhe kjo do të ndikojë drejtpërsëdrejti te puna juaj. Tani më shumë se kurrë ju mungon vullneti për të punuar dhe jeni më shumë të dhënë pas argëtimeve. Ata që e kanë të pamundur të pushojnë, për shkak të angazhimeve në punë, do të ndihen disi të stresuar gjatë këtyre ditëve.
Shigjetari/ Gjëja më e mirë që do të mund të bëni këto ditë do të ishte të planifikonit një udhëtim me partnerin, në mënyrë që të rifitoni energjitë e humbura. Kështu, do ta filloni javën e ardhme me forca të reja. Por nëse për shkak të punës do ta keni të pamundur t’ia lejoni vetes këtë, do të mundeni gjithsesi të organizoni mbrëmje festive të mbushura me argëtim.
Bricjapi/ Gjatë kësaj periudhe puna do të jetë kryefjala e ditës. Do të punoni pa përtuar dhe pa u ankuar. Do të bënit mirë megjithatë t’i ulni pak ritmet, sepse mund t’ju lënë fuqitë. Pavarësisht periudhës së festave, ju nuk do të doni të humbisni asnjë rast për të fituar. Familjarëve tuaj do t’i kushtoni vëmendje të veçantë.
Ujori/ Venusi do të largohet nga shenja juaj dhe historia juaj e dashurisë duket se do të marrë të tatëpjetën. Do të ishte më mirë t’i jepnit fund një lidhjeje që ecën me hapa zvarritëse, sesa ta vazhdoni vetëm për forcën e zakonit. Kushtojini vëmendje gjatë këtyre ditëve punës dhe shëndetit, por do të bënit mirë të merreshit edhe me sport për të ruajtur formën fizike.
Peshqit/ Duke filluar nga dita e mërkurë do t’i përkushtoheni gatimit më shumë se kurdoherë, duke përgatitur pjata të shijshme për të gjithë. Familjarët me siguri që do të mbeten të kënaqur, por peshorja më pak. Do të krijoni një atmosferë të bukur në shtëpi dhe në vendin tuaj të punës. Nëse do të keni harmoni, do të jeni më të kënaqur.