Kreu i Kadastrës Shtetërore, Artan Lame ka publikuar një foto nostalgjike të tijën nga rinia bashkë me babain e tij të cilin e humbi pak kohë më parë. I ati i ndërroi jetë kur vetë Artan Lame ishte i infektuar me COVID-19 dhe ai shkruan ndër rreshta se ato ditë nuk arritën të bahen adetet prandaj bashkë me të ëmën do e kujtojnë të premten e të shtunën duke pritur vizita. Lame thotë se prej 15 vitesh ka FB personal, por edhe pse i ati nuk kishte një të tillë për vdekjen e tij kreu i Kadastrës mori 1100 mesazhe.
STATUSI NGA ARTAN LAME
Babi më munde! Unë kam faqe timen në fb prej nja 15 vjetësh dhe mund të kem marrë e shumta nja 300 a 400 mesazhe për ndonjë postim. Ti asnjëherë nuk pate fb, por mora 1100 mesazhe për ikjen tënde.
Ato ditë nuk mundëm të bëjmë adetet siç duhet, ndaj bashkë me mami Djanën dëshirojmë që të të kemi mes nesh duke të kujtuar me sa më shumë njerëz që të kanë njohur.
Miq, Të premten dhe të shtunën, në datat 20 dhe 21 nëntor, nga ora 11:00 deri 20:00, në saletën e Restorant Piazza prapa Muzeut Kombëtar, do të presim vizita. Ju lutem respektoni masat antikovid!