Prokuroria e Tiranës ka përfunduar kontrollin e telefonave të Anisa dhe Zhaneta Josifit, nënë e bijë që u vetëflijuan pesë muaj më parë në Kombinat. Nga verifikimet ka rezultuar se anëtaret e familjes Josifi nuk kanë patur asnjë komunikim me mesazhe apo whatsapp me persona të tjerë. Ky është konkluzioni që kanë arritur deri tani ekspertet teknikë që kanë bërë kqyrjen teknike të aparateve telefonike të dy vajzave, Blertës dhe Anisës, si dhe nënës së tyre Zhanetës. Ekspertët kanë rikuperuar mesazhet e fshira por nuk kanë konstatuar komunikime të kësaj natyre, për nxitje në vetefl ijim.
Por pavarësisht këtij rezultati, organi i ak uzës është ende në pritje të përgjigjeve nga kompanitë telefonike për të parë komunikimet me anë të thirrjeve telefonike, e për të kuptuar se më cilët persona kanë pasur komunikimet e fundit dy te ndjerat apo e mbijetuara. Ndërkohë grupit hetimor i është dorëzuar ekspertiza mjeko-ligjore e trupit të dy te ndjerave, shkruan Ora News. Ekspertët kanë përcaktuar si shkak të vde kj es të Zhaneta dhe Anisa Josifit mosushqyerjen dhe të njëjtin fat do të kishte edhe e mbijetuara Blerta nëse nuk do të ishte ndërhyrë.
Ndërkohë që hetimin nuk e ka ndihmuar marrja në pyetje e të mbijetuarës, e cila ka vijuar ti qëndrojë deklaratave që ka dhënë edhe më parë, duke besuar në rin gjallje. Ngjarja e rëndë ndodhi në muajin korrik të këtij viti në kryeqytet ku pas denoncimit të familjarëve policia gjeti trupat e pa jetë të Anisës dhe Zhaneta Josifit ndërsa në gjendje të rënduar Blerta Josifin. Dyshimet janë se vi k timat kanë v d e kur nga mosushqyerja si pasojë e sakrificës së tyre, duke besuar në ringjallje.