Shumë vajza ëndërrojnë unazën e martesës si aksesorin më të rëndësishëm në jetën e tyre dhe pse jo të jetë e veçantë, elegante dhe komode. Por asnjë nga këto elementë nuk i kishte unaza e një nuseje të ardhshme e cila ka rrëfyer historinë e saj në rrjetet sociale. Jo vetëm që nuk ishte komode, por i ndërpreu edhe qarkullimin e gjakut. E reja amerikane postoi në një grup në Facebook dhe shpjegoi se si i fejuari i kishte propozuar. Megjithëse pranoi propozimin, më vonë ajo kuptoi se unaza nuk përshtatej me gishtin e saj.

Kjo e bëri atë të dyshonte pasi kishte sugjerime të mjaftueshme që i fejuari nuk ia dinte madhësinë e gishtit, përcjell abcnews.al. Ndërsa shkoi në argjendari për ta ndryshuar dhe të merrte unazën me madhësinë e gishtit të saj, ajo mësoi se diamantët e unazës nuk ishin të vërtetë. Por nuk mbaron me kaq, e reja zbuloi se unaza ishte e vjedhur. I fejuari i saj e kishte vjedhur unazën teksa punonte në një shoqatë bamirësie.