Punata e të premtes, rezervoi në studion e “Për’Puthen”, një bisedë sqaruese mes Asnës dhe Fatjonit. Në atë bisedë, dyshja la të kuptohet se raporti i tyre është zbehur, duke mbyllur çdo mundësi për një “përputhje” në të ardhmen. Këtë puntatë, Aana sqaroi se mes saj dhe Fatjonit gjithçka ka marrë fund, e sipas saj kjo u kuptua nga biseda që patën puntatën e kaluar. Ajo e përfundoi fjalën e saj me shprehjen “I kam dhënë biletë vetëm për vajtje”.

“Duhet një sqarim i denjë. Ai sqarim ishte i kuptueshëm dhe publiku ta kuptoj ashtu si unë e thash. I kam dhënë një biletë vetëm vajtje pa kthim”, tha Ana.

Gjithashtu, 24-vjeçarja falenderoi Melisën, duke sqarues se në takimin që ajo kishte me Fatjonin mësoi një pjesë të karakterit të Fatjonit që nuk do të donte ta kishte mashkulli që do të ketë në krahë në të ardhmen. “Dua ti them që pas e shumë e shumë debatesh dua t’i them faleminderit që zgjodhi Fatjonin në takim dhe pash një anë tjetër që nuk dua t’i ketë mashkulli im”, përfundoi Ana.