Gjendja e mjekut Enton Bollano është përkeqësuar gjatë qëndrimit në shtëpi, ku ishte karantinuar për të shmangur përhapjen e sëmundjes. Kirurgu i QSUT, Bollano, i cili rezultoi para dy ditësh i infektuar me koronavirus, është dërguar për mjekim të specializuar në Turqi. Kirurgu ka zgjedhur Turqinë për të marrë trajtim të specializuar, ashtu si edhe disa kolegë të tij, shëndeti i të cilëve është përkeqësuar nga Covid.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 6 persona si pasojë e Covid-19. Sot janë shënuar 489 raste të reja, nga 1954 testime të kryera në të gjithë vendin. Në spitalet Covid janë të shtruar aktualisht 350 pacientë. Betejën me virusin e kanë fituar 165 qytetarë, çka do të thotë se kurba është në rritjen e saj më të lartë.