Dani Alves, ish-mbrojtësi i Barcelonës, në një intervistë për RAC1 ka zbuluar shumë gjëra nga e kaluara. Ai vazhdon të jetë i irrituar me trajtimin që i është bërë te Barcelona, derisa ua bëri me dije atyre se për të luajtur në “Camp Nou”, refuzoi edhe miliona e miliona nga Real Madridi.

“Refuzova shumë para nga Real Madrid – ju pëlqen apo jo, është klub i shkëlqyer – për të shkruar në “Camp Nou”, dhe nuk doja që të përjashtohem. Doja që të largohem unë kur të dua, por e di se ata po më shtynin mua të largohem”, u shpreh Alves. Alves në njëfarë mënyre e pranoi se u pendua me largimin nga Barça dhe thotë se po ta kishin thirrur, ai do të rikthehej në “Camp Nou”. Megjithatë, drejtuesit e Barçës atë kohë, refuzonin ta kthenin brazilianin dhe ta pranonin se kishin gabuar me Alvesin.