Ish-nënkryetarja e PD-së, Jozefina Topalli që tashmë ka krijuar një forcë politike të re ka qenë e ftuar në News24 ku foli për situatën politike, reformën në drejtësi, atë zgjedhore, rolin e opozitës si dhe partinë e re. E pyetur nëse shqetësohet kur i thonë se nga hija e nxori kryeministri Edi Rama, ajo përdori një shprehje të Makiavelit, ndërsa theksoi se shpifjet e fyerjet i injoron.
“Këto shpi fje, fyerje në përgjithësi i injoroj. Makiaveli ka një shprehje, njerëzit që fyejnë dhe shpifin o janë të trembur, o urrejnë. Unë nuk dua ta çoj përtej atë që thotë Makiaveli që të mendoj janë të dyja bashkë. Është abu zuar shumë me perceptimin që dikujt i ka interesuar ta përcjellë se ka diçka personale. Nuk kam personale me asnjë në botë. Sigurisht nuk pajtohem me politikat e ndonjërit. sa për urre jtje nuk do ta lejoja asnjëherë të angazhohesha në urre jtje.
Unë mund të them përsëri që ka shumë gjëra që nuk i njoh Por që të kem inat dhe gjëra personale e urre jtje, është larg formimit tim, larg edukimit tim. Do e kisha për disa të tjerë që më kanë shkatërruar familjen. Përçmim po, urre jtje jo”, tha Topalli.