Sulmuesi Zlatan Ibrahimoviç duket se ka rilindur tek Milani në moshën 39-vjeçare dhe këtë e ka faktuar në sezonin e ri si dhe me golin e fundit spektakolar me roveshatë që i dha fitoren kuqezinjve në Udine. Sot duket se 39-vjeçari është zgjuar nostalgjik teksa ka postuar në ‘Instagram’ një foto me fanellën e Suedisë dhe me shiritin e kapitenit.
”Kohë pa u parë”- shkruan Ibra. Ndoshta ky është një sinjal rikthimi i tij tek përfaqësuesja suedeze pasi prej 4 vitesh është dorëhequr, por nga ana tjetër ai thotë me ironi se në moshën 39-vjeçare ka filluar të luajë futboll.
Ndoshta Ibrahimoviç mund të ketë rilindur vërtet dhe ta shohim edhe në arenën ndërkombëtare me Suedinë.