Ilir Meta ka thënë në emisionin “Log” se ai nuk pyet për ligjet e vendit, pasi ato po përdoren nga Rama. Sipas tij, ai nuk do t’ia dijë për Parlamentin, pasi thotë se president e zgjodhi populli. Në fakt, harron që president e ka zgjedhur Edi Rama, jo populli. “Presidenti ka qenë tepër korrekt edhe për ministrat, të vetmet probleme kane qenë me Lleshajn që ishte ushtarak, ata thanë se nuk ishte, nuk ka probleme, kur presidenti insistoi ministrja solli dekretin për ta liruar.

Dhe të dekretonte presidenti një ministër me gradën gjeneral, ky fakt do ishte i mjaftueshëm që presidenti të jepte dorëheqjen, ishte një provokim i poshtër, më e thellë sesa mendoni. Me rastin e Cakajt, një njeri nuk mund ta bësh ministër të Jashtëm që presidenti s’e ka takuar asnjëherë dhe opinioni nuk e njeh dhe ne kemi këto probleme me Greqinë, që është tepër delikate, që kërkon një nivel të lartë për t’u menaxhuar dhe ky njeri ka bërë një deklaratë që fliste për cështjen e kufijve, dhe politika e Shqipërisë nuk ka ndryshuar.

Le të përpiqet kush të dojë, që Shqipëria të bëhet sebep për luftëra në Ballkan. Me ligjet e këtyre nuk merrem. Problem janë ato ligjet që e kanë çuar borxhin 80%” tha ai. “Zotëri flasim për gjëra serioze. Në 25 prill në Shqipëri do të ketë zgjedhje, e dyta fusha nuk do të ngelet bosh dhe e treta ta dinë të gjithë, ata që duan të kenë kontroll territorin tonë, do të jenë armiqtë tanë. Ilir Meta i thotë gjërat, unë i lajmëroj edhe miqtë edhe armiqtë, që për interesat kombëtare do të bëj cdo gjë, nuk i nxjerr gështenjat me duart te të tjerëve.

Ata të bëjnë cfarë të duan, dhe populli i 2 marsit, është shumëfishuar, dhe kërkon shpërndarje, unë do të veproj në interes të popullit shqiptar. Presidenti është i popullit, jo parlamentit, ata nuk kuptojnë gjë fare” tha ai. Ndalur te procesi i integrimit të Shqipërisë, Ilir Meta tha se me pozicionin që ndodhet sot vendi, i vjen turp. “Ku jemi sot, më vjen turp nga vetja ime në radhë të parë dhe fëmijët e mi, ku jemi ne sot, Serbia ka çelur negociatat dhe ky po ia mohon Shqipërisë, Mali i Zi ka 8 vite” tha Meta.