Infektimi me SARS-CoV-2 i dy gjyqtarëve dhe një punonjësi në administratën e Gjykatës së Durrësit ka çuar në mbylljen e veprimtarisë së kësaj gjykate, këtë të mërkurë.
Shtimi i rasteve me Covid-19 ka ndikuar edhe në shtyrjen e seancave gjyqësore të gjyqtarëve të infektuar, po dhe të disa avokatëve që kanë rezultuar pozitiv.
Pavarësisht se seancat gjatë pandemisë janë zhvilluar me numër të kufizuar personash, duke lejuar në seanca vetëm palët ndërgjegjësuese, virusi ka arritur të depërtojë dhe të prekë gjyqtarët. Mes dy gjyqtarëve të infektuar është dhe kryetari i kësaj gjykate, ndërkohë të tjerë qëndrojnë në pritje të rezultatit të tamponit.
Kujtojmë se, ditën e sotme u mbyll edhe Gjykata e Krujës pas infektimit të kancelarit të Gjykatës së Krujës dhe shfaqja e simptomave të dyshimta te punonjës të tjerë të administratës.