Djali i madh i kryeministrit Edi Rama, Greg Rama ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale se ka fituar betejën me koronavirusin. Përmes një postimi në Instagram, Gregu teksa ka falënderuar mjekët dhe infermierët e spitalit “Shefqet Ndroqi” për kujdesin e treguar, tregon se trajtimin kundër COVID e ka vijuar në shtëpi. Mes të tjerash ai bën me dije se iu desh kjo ndodhi që t’i shtohej akoma më shumë respekti për bluzat e bardha dhe ata që janë në vijën e parë të zjarrit.
MESAZHI I GREG RAMËS Një falënderim mjekëve që u kujdesën për mua dhe mbi të gjitha respekt për mjekët dhe infermieret e Senatoriumit. Ndjej detyrimin t’ua shpreh publikisht në kushtet kur realisht po punojnë nën një stres të paparë dhe çfarë nuk po detyrohen të dëgjojnë! Për fat të mirë pas analizave që më morën në spital dhe trajtimit që mora në shtëpi ndjehem shumë më mirë fizikisht dhe mendërisht. U desh kjo ndodhi që të më rritej akoma më tepër respekti dhe besimi tek ata të cilët ndodhen në çdo orë e minutë në vijën e parë të zjarrit, në këtë luftë! Uroj të shkuara dhe shërim sa më të shpejtë gjithë atyre që po përballen me këtë virus të pabesë!