Ministri i Turizmit Blendi Klosi është infektuar me COVID-19. Përmes një postimi ai ka lajmëruar të gjithë se kishte rezultuar pozitiv pas testimit. Ai u ka uruar të gjithë shëndet duke theksuar që të jithë duhet që t’i respektojnë masat.

“Të nderuar miq. Pas testimit për COVID 19, rezultova pozitiv. Me nisjen e trajtimit dhe karantinimit sipas protokolleve, gjej rastin të ritheksoj rëndësinë e respektimit të të gjitha masave të rekomanduara nga ekspertët e shëndetësisë, për parandalimin e përhapjes. Ju uroj të gjithëve shëndet”, shkruan Klosi. Top Channel