Trajneri Antonio Conte dhe Interi janë të lodhur nga portieri Samir Handanovic. Kapiteni nuk po paraqitet aspak mirë dhe golin e barazimit ndaj Atalantës e konsideruan si një gabim të tij.
Ekipi zikaltër po punon që të gjejë dhe zëvendësuesin e sllovenit. Conte ka pikasur portierin Juan Musso. Titullari i Udineses po paraqitet mjaft mirë, madje ka merituar dhe thirrjen me kombëtaren e Argjentinës.
Udinese kërkon 35 milionë euro për shërbimet e tij dhe në situatën e COVID-19 që ndodhemi nuk është aspak e lehtë diçka e tillë. Zikaltërit e duan në verë dhe kanë nisur që tani kontaktet me lojtarin dhe përfaqësuesit e tij.