Tiranë, 26 Nëntor – Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë interpelancën në Parlament për masat e marra për menaxhimin e pandemisë, tha se gjatë periudhës së pandemisë janë punësuar 270 punonjës shëndetësorë, ndërkohë që është 7 milion euro mbështetja e deritanishme për bonusin special “Punuam gjatë këtyre muajve për të punësuar mbi 270 punonjës shëndetësorë të dedikuar për të shërbyer në spitalet Covid. 7 milion euro ka qenë mbështetja e deritanishme për bonusin special, 1 mijë euro dhe 500 euro për stafet në frontin Covid.”, tha Manastirliu.
Ministrja Manastirliu riktheksoi vendimin e qeverisë për rritjen historike të pagës me 40% duke filluar nga viti që vjen. “Prej vitit që vjen për asetin tonë më të çmuar, mjekët dhe infermierët do të ketë rritje historike të pagave, 40 % nga e cila do të përfitojnë 18 mijë mjekë dhe infermierë në të gjithë sistemin shëndetësor”, tha Manastirliu.