Ministrja e Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin, njëherazi drejtuesja politike e PS për Qarkun Tiranë, Elisa Spiropali, nëpërmjet një video në rrjetet e saj sociale, ka ironizuar opozitën duke e konsideruar grupi “Tallavaja”. Ministrja e shoqëruar nga kryetari i Bashkisë Redjan Krali, shfaqet përkrah Big Lelit, kryetarit të tifozëve të Besës, i cili prej vitesh ka qenë përkrahës i flaktë i Partisë Demokratike, por që së fundmi ka shprehur mbështetjen e tij për ministren Spiropali dhe Partinë Socialiste.

Për Big Lelin tashmë PD, ka mbetur thjesht ish- partia. Kur kryetari i Bashkisë Kavajë e pyet Big Lelin se çfarë i kanë thënë ata të partisë së tij? Big Leli i thotë: Ish partisë. Vetëm një javë më parë Big Leli, u shpreh se nëse ata të PD do e shikonin përkrah Spiropalit dhe Kralit do e konsideronin hasëm, kjo video tregon hapur se Big Leli, tashmë ka bërë zgjedhjen e tij për të ecur para.

Ndërkohë ministra u shpreh:“Jemi këtu me “hasmin”, të na rrojë partia se ne do ecim para”, duke ngritur dy gishtat lart në mënyrë ironike.